Ahmeti kërkon ndihmën e qytetarëve për ruajtjen e ambientit

05 gusht 2018 | 13:45

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj prerjes së dhjetëra drunjve në lagjen “Bregu i Diellit”.

Ai ka thënë se është marre kryerja e këtij veprimi dhe sipas tij, është e pakuptueshme një ngjarje e tillë.

Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët që kur të shohin veprime të tillë menjëherë të lajmërojnë policinë ose komunën.

“Dikush i ka pre mbrëmë mbi 10 drunj të njomë në B. të Diellit me sëpatë. Nuk mundem assesi me kuptuar pse dikush e bën këtë. Marre! Lus qytetarët ta thërrasin menjëherë policinë kur vërejnë diçka të tillë ose komunën në 080012233”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Shpend A. Ahmeti

Fotografia e Shpend A. Ahmeti

Fotografia e Shpend A. Ahmeti

Fotografia e Shpend A. Ahmeti

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Lokaj për…