Ahmeti: Kjo është koha më e keqe për Vetëvendosjen për ta marrë qeverisjen

15 shkurt 2021 | 23:16

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kjo është koha më e keqe për LV-në për ta marrë qeverisjen.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se pritjet janë joreale në kohën kur financat e shtetit dhe ekonomia janë buzë greminës.

Ahmeti ka theksuar se kriza potenciale e zgjedhjes së presidentit duhet të menjanohet shumë shpejtë.

Postimi i plotë i tij:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhjet në fakt ishin shpëtim për Avdullah Hotin dhe për LDK-në. E larguan nga qeverisja në momentin më të vështirë ekonomik e financiar të Kosovës pas luftes. E poashtu edhe inicuan ndryshimet në LDK që nuk do të fillonin pa këtë debakël.

Në anën tjetër, pa marr parasysh rezultatin kjo është koha më e keqe për LVV për ta marr qeverisjen. Pritjet janë joreale në kohën kur financat e shtetit dhe ekonomia janë buzë greminës.

Kriza potenciale e zgjedhjes së presidentit duhet të menjanohet shumë shpejtë.  Dialogu në asnjë mënyrë nuk mund të jetë prioritet. Të vetmet tri prioritete duhet të jenë ekonomia, ekonomia dhe ekonomia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Jashtme e Austrisë ka lëshuar një komunikatë zyrtare…