Ahmeti komenton deklaratat e Kurtit për zgjedhje dhe luftë
26 mars 2024
| 08:12
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i vlerëson të papërgjegjshme deklaratat e kryeministrit Albin Kurti. Bëhet fjalë për kërcënimet për luftë dhe atë se është i gatshëm për zgjedhje.
Ai thotë se nuk është i sinqertë paralajmërimi dhe rreziku prej invazionit.
“Në njërën anë me thënë që jemi pranë luftës, e në anën tjetër me thënë kur të doni bëjmë zgjedhje është, së paku, e papërgjegjshme.
Ja nuk është i sinqertë paralajmërimi dhe rreziku prej invazionit, ja nuk është e sinqertë oferta për zgjedhje. Sipas meje, e para!”, shkruan Ahmeti në X.