Ahmeti konfirmon kandidaturën për kryetar të FFK-së
Ish-zëvendës sekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti përmes një njoftimi në profilin e vet në “Facebook” ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Ju konfirmoj se kam mbështetjen e klubeve (mbi 15) të nevojshme për kandidim për kryetar të FFK-së, në ditët në vijim do të prezantojë programin tim për udhëheqje të FFK-së. Me të gjithë futbollëdashesit do të bashkëpunoj për të bërë ndryshimin e duhur për ta zhvilluar futbollin tonë, që vitet e fundit u degradua shumë nga Agim Ademi i cili ia humbi shkëlqimin dhe imazhi pozitive qe e kishte futbolli ynë”, ka shkruar Ahmeti, raporton “Epoka e re”.
Postimi i plotë i Arianit Ahmetit:
Të nderuar futbolldashës, ju drejtues të klubeve, donator dhe të gjithë komuniteti i futbollit në vendin tonë ju informoj tani më edhe zyrtarisht se do të jem kandidat për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Unë kam pritur që FFK zyrtarisht të shpall zgjedhjet për kryetar për të ri-shpallur kandidaturën time të cilën e kam shpallur në Nëntor 2019, atëherë kur sipas Statutit të FFK-së do duhej te mbaheshin zgjedhjet për kryetar të FFK-së në Janar 2020. Mirëpo duke pa qe udhëheqja e aktuale e FFK-së nuk i mbajti zgjedhjet sipas Statuti në vitin 2020, dhe sot nuk është transparente dhe është involvuar në mbledhje të nënshkrime për kandidim për kryetar ende pa u shpall zgjedhjet që tani duhet të mbahen në Korrik 2022.
Ju konfirmoj se kam mbështetjen e klubeve (mbi 15) të nevojshme për kandidim për kryetar të FFK-së, në ditët në vijim do të prezantojë programin tim për udhëheqje të FFK-së. Me të gjithë futbollëdashesit do të bashkëpunoj për të bërë ndryshimin e duhur për ta zhvilluar futbollin tonë, që vitet e fundit u degradua shumë nga Agim Ademi i cili ia humbi shkëlqimin dhe imazhi pozitive qe e kishte futbolli ynë.
Për futbollin tonë është e domosdoshme që zgjedhjet në FFK të jenë të lira, transparente dhe demokratike, e jo zgjedhje të montuara apo të dirigjuar. Gara për kryetarin e FFK-së duhet të jetë për programet më të mira nga të cilat përfiton futbolli dhe jo për klane më të forta nga të cilat përfitojnë individ dhe humb futbolli.
Sinqerisht,
Arianit Ahmeti
Kandidat për Kryetar të FFK-së.