Ahmeti: Kontributi i Gani Imerit për lirinë e Kosovës, frymëzim në misionet e përparimit të kombit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ali Ahmeti, ka thënë se me keqardhje ka pranuar lajmin për vdekjen e ish-komandantit Gani Imeri.
Ahmeti ka thënë se kontributi i Gani Imerit për lirinë e Kosovës “do të mbetet përjetë në kujtimin tonë si frymëzim në misionet e përparimit të kombit”.
“Me keqardhje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Gani Imerit, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Shalës. Kontributi i tij kombëtar për lirinë e Kosovës do të mbetet përjetë në kujtimin tonë si frymëzim në misionet e përparimit të kombit. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe miqve të Gani Imerit! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.