Ahmeti: Kosova ka arritur deri këtu duke bashkëpunuar me aleatët, shteteve u duhen aleancat

16 shkurt 2024 | 12:03

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka komentuar lëndimin e raporteve të Kosovës me ShBA-në.

Ai ka bërë me dije se Kosova ka arritur deri këtu vetëm me aleatët e saj.

I pari i BDI-së ka deklaruar se shtete janë krijuar dhe mbahen me aleanca.

“Kosova ka autoritetet e veta, Kosova ka subjektivitet edhe ndërkombëtar. Por, Kosova ka arritur deri këtu në komunikim, bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Prandaj ky komunikim duhet të jetë në vazhdimësi, sepse historikisht shtetet janë ndërtuar me aleanca, shtetet janë ndërtuar me miq dhe ne akoma kemi nevojë aleancat t’i ruajmë dhe t’i forcojmë”, ka thënë Ahmeti për “Kosovapress”.

Sipas tij, Republika e Kosovës ka nevojë për partnerë.

“Ne akoma kemi nevojë për miq dhe miqësitë t’i zgjerojmë dhe jo të izolohemi dhe të biem në kundërshtim me komunikimin, bashkëpunimin dhe me kërkesat, këshillat e komunitetit ndërkombëtar”, është shprehur Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Minnesotas mbron vendin e parë në Konferencën e…