Ahmeti: Kosova s’mund t’i tregojë BE-së kë ta ketë në krye të politikës së jashtme

13 mars 2019 | 11:42

Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror për dialogun, Shpend Ahmeti, ka thënë se takimi me drejtorin e përgjithshëm për çështje politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore ka qenë i rëndësishëm.

Sipas tij, Britania e Madhe ka kërkuar që në fund të procesit të dialogut, Serbia ta njohë Kosovën.

Ahmeti pas këtij takimi me zyrtarin e lartë britanik, ka thënë se Londra kërkon heqjen e taksës pasi edhe nga ta po shihet si pengesë për vazhdimin e dialogut, njofton “Klan Kosova”.

Shpend Ahmeti në një mënyrë e ka “thumbuar” kryeministrin Ramush Haradinaj i cili edhe sot e ka kritikuar përfaqësuesen e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini.

Sipas kryetarit të PSD-së, Kosova nuk mund t’i tregojë BE-së se kënd mund ta ketë në krye të politikës së jashtme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ka shkarkuar Milica Skiljeviq, anëtar i bordit drejtues të…