Ahmeti kritika qeverisë: Punëtorët e gastronomisë duhet të marrin me vete dyshekët dhe të flejnë në kafe
13 nëntor 2020
| 00:01
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për gastronomët pasi ata lejohen të punojnë deri në orën 19:00, ndërsa menjëherë fillon ora policore, raporton “Epoka e re”.
Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se punëtorët e gastronomisë duhet të marrin me vete dyshekët që të flejnë në kafe.
“Gastronomia lejohet të punojë deri në 19, ndërsa ora policore fillon në 19:00. Punëtorët e gastronomisë duhet të marrin me vete dyshekët dhe të flejnë në kafe ose të teleportohen në shtëpi.
#masat”, ka shkruar Ahmeti.