Ahmeti kritikon ndërkombëtarët: Kosova s’duhet ta paguajë çmimin e distancimit të Serbisë nga Rusia
Ish-kryetari i Prishtinës dhe shefi i një ekipi negociator të Kosovës që ishte shpallur jokushtetues, Shpend Ahmeti, e ka thënë fjalën e tij për takimin e sotëm në Bruksel.
Ahmeti është shprehur se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës është “domosdoshmëri”. Por, ai ka pasur një por.
Sipas tij, qëllimi i ndërmjetësuesve ndërkombëtarë nuk është arritja e një zgjidhjeje përfundimtare për dialogun, por më shumë për t’i kontribuuar çështjes së konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Kosova nuk duhet ta paguajë çmimin e distancimit të Serbisë nga Rusia”, ka shkruar Ahmeti në “Twitter”.
Ai ka paralajmëruar se edhe nëse arrihet nënshkrimi, me qytetarët e papërgatitur do të ketë shanse të vogla të implementimit.
Megjithatë, në cicërimën e fundit, Ahmeti ka thënë shprehur se “është i sigurt që do të nënshkruhet (marrëveshja)”.
Sipas tij, kjo determinohet nga vogëlsia dhe influenca jonë.