Ahmeti kujton vizitën që kishte zhvilluar me Kurtin në SHBA: Vizituam 6 shtete e kishim shumë takime
Ish-kryetari i Prishtinës, që dikur ishte edhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kujtuar kohën kur nëntë vjet më parë kanë qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Albin Kurti, i cili aktualisht është në ditën e 16 të qëndrimit atje.
“Në vitin 2013 bashkë me Albinin dhe Visarin patëm vizituar SHBA-të. Kemi qëndruar afër 10 ditë dhe kemi vizituar 6 shtete”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.
“Kemi takuar kongresistë e senatorë, edhe State Dep. Kemi mbajt ligjerata në universitete dhe kemi bërë homazhe te varret e Nolit e Konicës”.
Në vitin 2013 bashkë me Albinin dhe Visarin patëm vizituar SHBA-të. Kemi qëndruar afër 10 ditë dhe kemi vizituar 6 shtete. Kemi takuar kongresistë e senatorë, edhe State Dep. Kemi mbajt ligjerata në universitete dhe kemi bërë homazhe te varret e Nolit e Konicës.
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) May 22, 2022