Ahmeti kundërshton ashpër një mbyllje të dytë të vendit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është kundër mbylljes së kryeqytetit. Ahmeti ka kërkuar masa të arsyeshme për të ngadalësuar koronavirusit.
Ahmeti ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se është kundër mbylljes së Prishtinës, e kundër mbylljes së ekonomisë pa ndihmë për këtë sektor.
“Jo mbylljes së Prishtinës me statistika të paqëndrueshme! Jo mbylljes së ekonomisë, pa ndihmë për ekonominë! Po masave për ngadalësim të Covid, por vetëm atyre që janë të arsyeshme dhe vërtetë ndikojnë në numra. Prishtina në zonë të kuqe, e kufijtë hapur është pa kurrfarë efekti!”, ka shkruar Ahmeti.
Jo mbylljes së Prishtinës me statistika të paqëndrueshme!
Jo mbylljes së ekonomisë, pa ndihmë për ekonominë!
Po masave për ngadalësim të covid, por vetëm atyre që janë të arsyeshme dhe vërtetë ndikojnë në numra.Prishtina në zonë të kuqe, e kufijtë hapur është pa kurfarë efekti!
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) November 11, 2020