Ahmeti kundërshton masat anti-Covid të qeverisë Hotit

11 nëntor 2020 | 13:42

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas masave të reja anti-Covid, të cilat i ka shpalosur kryeministri Avdullah Hoti nëpërmjet një konference për medie e të cilat priten të votohen sot nga qeveria.

Ahmeti ka thënë se është paradoksale se si Prishtina është vendosur në zonën e kuqe, teksa Lipjani e Graçanica në zonën e gjelbër, pavarësisht afërsisë në distancë që kanë këto komuna

Reagimi i plotë i Ahmetit në llogarinë e vet në “Facebook”:

Sistemi i qeverisë për masa:

– Prishtina në zonën e kuqe, e Lipjani e Gracanica zonë e gjelbërt thua se jemi qindra kilometra larg.

– në qoftë se një komunë nuk e teston askënd, pra nuk ka raste pozitive atëherë është në zonën e gjelbërt

Prishtina me 12000 teste natyrisht se ka me dal me numër më të madh se sa Ferizaji me 350 teste.

#jombylljes me keso parimesh e kriteresh!
#jombylljes pa ndihme ekonomike për bizneset dhe qytetarët

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa e ka cilësuar një hap me rëndësi për masat…