Ahmeti: Ky vit shkollor do të fillojë në rrethana krejt ndryshe

26 gusht 2020 | 14:44

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me Drejtoreshën për Arsim, Shpresa Shala kanë vizituar sot shkollën “Faik Konica” ku po bëhen përgatitjet e fundit për fillimin e ri të vitit shkollor.

Ahmeti ka thënë se ky vit shkollor do të fillojë në kushte dhe rrethana krejt ndryshe.

“Në takim me drejtoreshën e shkollës Jehona Oruqi, mësimdhënësit e shkollës dhe Kryetarin e Këshillit Drejtues Kushtrim Demiri diskutuam për masat mbrojtëse kundër #covid19 dhe respektimin e rregullave dhe protokolleve të hartuara të cilat duhet të zbatohen nga të gjitha shkollat. Ky vit shkollor do të fillojë në kushte dhe rrethana krejt ndryshe, prandaj edhe është shume e rëndësishme që të vazhdojmë me kujdes të shtuar dhe respektim të plotë të gjitha udhëzimeve ashtu që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh. Për ne, në vend të parë është dhe mbetet shëndeti dhe siguria e fëmijëve tanë!”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Katalonjës Quim Torra e ka përshëndetur yllin e…