Ahmeti: “Lagja mbi xhaminë” do të ketë ujë 24 orë
05 tetor 2018
| 17:37
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se nga java e ardhshme në “Lagja mbi xhaminë” do të ketë ujë 24 orë (me shtypje).
“Ashtu siç kemi premtuar, prej të hënës në pjesën e njohur si Rr. Bledit, “Lagja mbi xhaminë”, do të ketë ujë 24 orë (me shtypje). Në bashkëpunim me ujësjellësin kemi investuar në instalimin e pompave të ujit”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/