Ahmeti mbikëqyrë punimet në rrugën “Fehmi Agani”
11 prill 2018
| 17:17
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me drejtorin për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Gëzim Mehmetin, kanë vizituar të mërkurën punishten në rrugën “Fehmi Agani”.
Banorët dhe bizneset e kësaj rruge ka kohë që kanë probleme me kanalizimin, problem ky që tani po zgjidhet.
Po bëhet rregullimi edhe i kanalizimit fekal, edhe i atij atmosferik, e po ashtu edhe i sistemit të ujësjellësit.
Punimet është paraparë që të zgjasin 60 ditë, por duke e parë dinamikën e punës, mund të përfundojnë edhe më herët.