Ahmeti: Me LV-në s’kemi vija të kuqe, por bashkëpunimi është pothuajse i pamundur
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se prej largimit nga Vetëvendosja nuk kanë pasur një strategji se si t’u përgjigjeshin akuzave që u vinin prej partisë që i takonin dikur.
Tash për zgjedhjet e 6 tetorit vijat e kuqe që disa parti u kanë vënë të tjerave nuk vlejnë megjithatë edhe për lëvizjen që drejton Albin Kurti.
“Nuk është se kemi vijë të kuqe por gati është bërë i pamundur bashkëpunimi. Kosova është para sedrës së secilit prej nesh”, ka thënë Ahmeti, transmeton Klan Kosova.
“Mendoj se i kemi ndalë disa procese shumë të këqija. Lehtë është me sha lehtë është të flitet. Rren ai që për dy tre vjet thotë se kryhen të gjitha problemet”.
“Nuk mundet një njeri as në komunë, as në qeveri një njeri të thotë se: ky e shpëton Kosovën. Nuk ka kuptim që të varet Kosova nga një njeri. Kemi thënë se është mirë të ketë një koalicion të majtë, PSD-Nisma-Vetëvendosje. Nuk ka pasur kushte për takim dhe lëre më koalicion”, ka thënë Ahmeti.