Ahmeti: Me rëndësi Kosova të ecë para
26 mars 2020
| 09:04
“Dëshirojmë një Kosovë stabile, institucionale dhe të gjitha çështjet të diskutohen, të debatohen. Mbi të gjitha, na intereson stabiliteti i Kosovës”, ka thënë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Ai ka shtuar se “mocionet janë çështje të brendshme të partive politike dhe unë nuk kisha dashur të jem një lloj prognozuese sepse ata i dinë punët e veta. Me rëndësi është që Kosova të ecë para, të stabilizohet dhe të bëjë rrugën drejt Evropës. Dëshirojmë një Kosovë stabile, një Kosovë institucionale dhe të gjitha çështjet të diskutohen, të debatohen. Mbi të gjitha, na intereson stabiliteti i Kosovës”, ka thënë Ahmeti.