Ahmeti mirëpret lajmin për zgjedhjet e reja: Shpresoj të kaloj buxheti

21 dhjetor 2020 | 22:13

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar rreth shkuarjes në zgjedhje parlamentare.

Gjatë mbrëmjes së sotme në medie u raportua se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare brenda 40 ditësh, kjo pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi për “Qeverinë Hoti”.

E pas këtij lajmi ka reaguar kreu i Prishtinës, Shpend Ahmet.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar rreth shkuarjes në zgjedhje parlamentare.

Gjatë mbrëmjes së sotme në medie u raportua se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare brenda 40 ditësh, kjo pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi për “Qeverinë Hoti”.

E pas këtij lajmi ka reaguar kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se në qoftë se ky është lajm i vërtetë, atëherë është lajm i mirë për qytetarët, mirëpo ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës dhe deputetët që ta votojnë buxhetin për vitin 2021, pasi që sipas tij, nëse nuk kalon buxheti atëherë Kosova do të mbetet pa asnjë cent në kohën e krizës më të madhe.

Reagimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje në “Facebook”:

Në qoftë se i vërtetë, lajmi për zgjedhje është lajm i mirë.  E di që qytetarët janë lodh, e di që është kohë pandemie por është pikërisht kjo e fundit që më shtyen të besoj se zgjedhjet janë opcion i mirë.

Nuk po e vlerësoj aftësinë e kësaj apo asaj qeverie – thjeshtë ishte e qartë që situata është e paqëndrueshme në kohë të krizës. Kuvendi nuk po mblidhet dhe nuk po diskuton gjërat e rëndësishme.  Qeveria nuk i ka votat e qëndrueshme e as opozita nuk po i bën votat për rrëzim.

Vetëm shpresoj se Kuvendi kalon buxhetin ose së paku auzorizimet për dy muaj për buxhetin 2021.  Përndryshe mbesim pa asnjë cent në kohën e krizës më të madhe!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari ligjor në Lëvizjen Vetëvendosje!, Blerim Sallahu thotë se nuk…