Ahmeti mirëpret vendimin e Qeverisë për taksën kundër produkteve të Serbisë
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës kundër produkteve me origjinë nga Serbia.
Ahmeti ka thënë se masat e tilla janë të domosdoshme. “Masat ndëshkuese tregtare janë politika legjitime ndaj politikave armiqësore të një shteti fqinj. Lobimi agresiv i Serbisë në njohje e organizata ndërkombëtare është cenim i shtetësisë tonë dhe sigurisë së shtetit tonë. Në kushte kur nuk kemi marrëdhënie diplomatike dhe mjetet tjera janë të kufizuara është normale të aplikohen masa të tilla”.
“Masat e tilla janë të domosdoshme, madje edhe të vonuara. Nuk mundet Serbia edhe të na luftojë edhe të na shet mallra sikurse shtetet mike. Gjithmonë kemi treguar gatishmëri për fqinjësi të mire, edhe përkundër plagëve të luftës. Kjo është keqpërdorur vazhdimisht. Edhe sot duhet të vazhdojmë të tregojmë gatishmëri por jo nënshtrim ndaj sulmeve të vazhdueshme politike ndaj shtetësisë tonë. Boll ma!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/