
Ahmeti: Mospëfshirja e zjarrfikësve në ngritjen e tavanit të kompensimeve, vendim skandaloz
Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka thënë se vendimi i Ministrisë së Financave për punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës, është skandaloz, sepse nuk janë përfshirë zjarrfikësit në ngritjen e tavanit të kompensimeve.
“Vendimi i Ministrisë së Financave, për , për punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës, është skandaloz. Pse duhet të ketë diskriminim dhe vendime selektive. Institucionet e Kosovës duhet t’i trajtojnë me dinjitet shpëtimtarët, ashtu siç edhe e meritojnë e jo të konsiderohen si kategori e punëtoreve që kërkojnë lëmoshë nga institucionet për punën e tyre të dinjitetshme që e bëjnë. Nuk guxojmë të rrezikojmë me këtë institucion të rëndësishëm të sigurisë. As nuk duhet të detyrohen zjarrfikësit të hynë në grevë”, ka thënë Ahmeti.