Ahmeti: Mostrajtimi adekuat i detyron zjarrfikësit të protestojnë në rrugë
30 nëntor 2023
| 12:15
Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka shkruar në rrjetet sociale se mostrajtimi adekuat i detyron zjarrfikësit të protestojnë në rrugë.
Ahmeti ka theksuar se kërkesat e zjarrfikësve, janë të drejta, të arsyeshme dhe të mbështetura në ligj.
“Problemet evidente të grumbulluara me vite të tëra, sigurisht se shkaktojnë indinjatë dhe revoltë te kjo kategori punëtorësh. Protestat nuk janë zgjedhje e duhur, por mostrajtimi adekuat dhe serioz i këtij mekanizmi, padyshim që i detyron ata në ndërmarrjen e veprimeve të tilla. Qeveria duhet të reflektojë mbi kërkesat e tyre!”, ka thënë Ahmeti.