Ahmeti ndalon vizitat në Gërmi për këtë fundjavë
20 mars 2020
| 16:32
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar banorët e kryeqytetit se për nesër dhe pasnesër kanë bërë kufizimin e lëvizjes së automjeteve prej udhëkryqit të Taukbahqes, përveç për banorët e kësaj lagjeje.
“Nesër do të jetë mot i mirë, deri në 20 gradë. E kuptoj nevojën e njerëzve me dal në Gërmi në natyrë por kjo është rrezik i panevojshëm. Nesër dhe pasnesër, kemi kufizuar lëvizjen e automjeteve prej udhëkryqit të Taukbahqes, përveç për banorë. Shumë kërkojmë falje për këtë kufizim por është i domosdoshëm. Edhe Trafiku Urban do të funksionojë vetëm deri te uhdëkryqi. #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/