Ahmeti në Budapest, takon sekretarin e Shtetit, flasin për zhvillimet e fundit në rajon
Sot, në Budapest, me ftesë të homologut të tij, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takoi Sekretarin e Shtetit Peter Sztaray, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, marrëdhëniet shumëpalëshe dhe zhvillimet e fundit rajonale.
Fokus i diskutimeve ishte presidenca e radhës e Bashkimit Evropian nën udhëheqjen e Hungarisë. Pala hungareze njoftoi për prioritetet e presidencës, përderisa me theks të veçantë u trajtua procesi i zgjerimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë kontekst, zëvendësministri Ahmeti foli mbi rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian gjatë presidencës hungareze.
Po ashtu, u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç’rast u kërkua mbështetja e Hungarisë për anëtarësim në këtë organizatë.
Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe fushave tjera me interes të përbashkët.
Në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në rajon dhe situatën e sigurisë.