Ahmeti: Në Prishtinë janë shëruar 45 persona nga Covid-19

02 maj 2020 | 13:23

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nga 66 raste pozitive në Prishtinë, 45 janë shëruar plotësisht nga virusi Covid-19,

Ahmeti me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se në kryeqytet aktive janë vetëm 21 raste.

“Numra të ri nuk kemi që tre ditë që do të thotë se po shkojmë drejt mposhtjes së virusit. Sot, po ashtu super lajm është shiu duke marr parasysh që kemi rënie të Badovcit e Batllaves. Të reshurat në javën e parë të majit janë shumë të rëndësishme për akumulimet. Në përgjithësi vikend i bukur përkundër restriksioneve. Me disiplinën tonë të shërohemi plotësisht”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një avokat në Florida të Shteteve të Bashkuara është veshur…