Ahmeti në Uashington: Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë prioriteti kryesor

25 prill 2019 | 21:54

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritet në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se ka qenë pjesëmarrës në konferencën “Resolving the unresolved in Western Balkans” të organizuar nga International Republican Institute, Rockefeller Brothers Fund dhe Johns Hopkins University në Washington DC.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Në konferencën “Resolving the unresolved in Western Balkans” të organizuar nga International Republican Institute, Rockefeller Brothers Fund dhe Johns Hopkins University në Washington DC, prezantuam para politikbërësve dhe të interesuarve sfidat e Ballkanit me fokus të veçantë në luftën kundër korrupcionit.   

Kënaqësi që bashkë me Ambasadorë, zyrtarë të departamentit të shtetit, ekspertë e ish zyrtarë si Hoyt Yee të flasim për sfidat e Kosovës në periudhën që vjen.

Është e qartë që sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupcionit janë prioriteti kryesor në të gjitha shtetet e Ballkanit Përendimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në “Debat Plus” me Ermal…