Ahmeti: Nënshkrimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ditë e jashtëzakonshme
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka quajtur vendim të jashtëzakonshëm nënshkrimin e protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë Veriore në NATO.
Ai ka thënë se ky vendim është i veçantë për qytetarët e këtij shteti, rajonin dhe komunitetin amerikanë dhe evropianë.
“E jashtëzakonshme! Dita e sotme është shumë e veçantë për secilin nga ne, për vendin, për rajonin, por edhe për komunitetin euro-amerikan të vlerave të përbashkëta demokratike, liridashëse dhe solidare. Të jemi krenar që po i jetojmë këto ditë bashkërisht dhe kemi mundësi të japim kontribut në realizimin e synimeve dhe ndërtimin e ardhmërisë. Sot po korrim atë që kemi mbjellë gjatë dekadave pas nesh, bashkë dhe të palëkundur nga qëllimi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/photos/a.559003320802873/2070133029689887/?type=3&theater