Ahmeti: Nëse arrijmë 800 raste në ditë, duhen masa restriktive
21 shkurt 2021
| 22:44
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nëse vazhdon rritja e rasteve atëherë duhet që të kemi masa restriktive. Ai ka pasur kritika për tubimet partiake para zgjedhjeve, për të cilat thotë se kanë qenë burim i rasteve.
Ahmeti thotë se liderët politikë nuk mund të kenë kredibilitet nëse ju kërkojnë qytetarëve që të mbyllen.
“Në një situatë hipotetike (larg qoftë – por me probabilitet të lartë), ku rastet me covid arrijnë mbi 800 në ditë – do të nevojiten masa restriktive. Pas asaj fushate me tubime, si kemi kredibilitet moral me kërku nga qytetarët çfarëdo mbyllje”, ka shkruar Ahmeti në profilin e vet në “Facebook”.
Ndryshe sot janë regjistruar 398 raste të reja me Covid-19.