Ahmeti: Nesër i lajmë rrugët e kryeqytetit
31 janar 2018
| 18:24
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se nesër (e enjte) do t’i lajnë rrugët të cilat janë ndaluar për qarkullim të automjeteve në kryeqytet.
“Sot, një qytet ndryshe. Vazhdojmë edhe nesër, pastaj vlerësojmë. I kuptojmë telashet për disa grupe të qytetarëve, por ju lus t’ia falni këto ditë qytetit tonë. Nesër, prej orës 10:00, do t’i lajmë rrugët e ndaluara për qarkullim”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.