Ahmeti nga Shkupi: Të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka apeluar nga Shkupi që të hiqen kufijtë në mes të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Ahmeti ka thënë se shembull konkret është ai i vendeve të Bashkimit Evropian (BE) që nuk kanë kufij në mes tyre.
“Unë jam ithtar shumë i fortë i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. T’i heqim kufijtë siç i ka hequr Franca dhe Gjermania. Të hiqen kufijtë në mes të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës”, ka thënë Ali Ahmeti në “Klanin”.
Kërkesa e Ahmetit vjen në momentin më të rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoni, pasi vendi do të udhëhiqet përkohësisht nga një shqiptar.
Ai është Talat Xhaferri, ish-kryetar i Kuvendit të Maqedonisë dhe më herët, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në 2001 kur vendi ishte nën sundim ekstremist maqedonas dhe më në fund ishte arritur marrëveshja e Ohrit.