Ahmeti ngushëllon familjen Haliti nga Podujeva
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Haliti nga Podujeva, me rastin e vdekjes se familjarit të tyre si pasojë e koronavirusit.
Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e inistitucioneve në mënyrë rigoroze.
“Ngushëllime familjes Haliti nga Podujeva. Shpresoj mos ta themi shpesh këtë fjalë në ditët e javët bë vijim. Por kjo është në duart tona. Pacienti ka qenë me sëmundje kronike, por virusi e komplikon sëmundjen. Edhe një herë, mos i rrezikoni edhe më shumë ata që tashmë janë të rrezikuar nga sëmundjet tjera kronike. Koha është për restriksione më drastike. Shumica e qytetarëve po i respektojnë udhëzimet dhe për këtë faleminderit. Me kujdes, me masa restriktive dhe ne përgatitje të institucioneve shëndetësore, ja dalim”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.