Ahmeti ngushëllon familjen Rafuna për vdekjen familjarit të tyre Gani Rafuna

16 shtator 2019 | 11:56

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Rafuna me rastin e vdekjes së familjarit të tyre Gani Rafuna.

“Dje ka ndërruar jetë viktima e tretë nga rasti tragjik në Lagjen Mat. Gani Rafuna, kalimtar i rastit kishte shkuar për ta marr mbesën në shkollë dhe plumbi nga të shtënat e kishte lënduar rëndë. Ganiun e kam njohur për shkak se tre vite kemi punuar bashkë. Ka qenë njeri shumë i urtë dhe i drejtë, me qëllimin e vetëm që të sigurojë mirëqenie për familjen e tij. Ngushëllime familjes, e u prehtë në paqe!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Dje ka ndërruar jetë viktima e tretë nga rasti tragjik në Lagjen Mat. Gani Rafuna, kalimtar i rastit kishte shkuar për ta marr mbesën në shkollë dhe plumbi nga të shtënat e kishte lënduar rëndë. Ganiun e kam njohur për shkak se tre vite kemi punuar bashkë. Ka qenë njeri shumë i urtë dhe i drejtë, me qëllimin e vetëm që të sigurojë mirëqenie për familjen e tij.

Ngushëllime familjes, e u prehtë në paqe!

Le të jetë kjo fundi i lajmeve të këqija në këtë tragjedi, e shpresojmë që rasti i Ganiut të shërbejë si shembull që përleshjet e tilla mos të ndodhin askund e mos ti ndodhin askujt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona janë lënduar rëndë pas një vetëaksidenti që ka…