Ahmeti: Një kaçanikas mund të shkojë në Shkup, por jo në Prishtinë
12 nëntor 2020
| 11:51
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar sërish pas masave kufizuese që i ka marrë qeveria kundër përhapjes së Covid-19, raporton “Epoka e re”.
Ai ka thënë se si pasojë e këtyre masave më të hapur janë kufijtë e jashtëm se ata të brendshëm.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një kaçanikas pas orës 19:00 mund të shkojë në Shkup të Maqedonisë së Veriut, por jo edhe në Prishtinë.
“Ja edhe një absurditet: Në qoftë se je nga Kaçaniku, mundeni me shku ne Shkup por jo në Prishtinë (pas orës 19). Kufijtë e jashtëm më të hapur se “kufijtë” e brendshëm. Maqedonia dje ka pasur 1318 raste me Covid!”, ka shkruar Ahmeti.