Ahmeti: Një lagje e Lipjanit futet në karantinë

17 prill 2020 | 22:00

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë që me rekomandime të IKSHPK-së dhe me konsultim të MSH-së, është marrë vendim që një lagjen Lipjan të futet në karantinë. “Jemi të detyruar në mbrojtje të shëndetit publik duke u referuar në rekomandimet e IKSHPK-së dhe në konsultim me Ministrin e Shëndetësisë është marrë Vendim nga Ministri i Shëndetësisë që Lagjja mbrapa stadiumit në Lipjan të futet në karantinë. Ne jemi të vetëdijshëm për nevojat që mund të kenë qytetarët e kësaj lagje dhe ju kërkojmë vetë përmbajtje duke i siguruar që ekipet tona emergjente do jenë afër tyre për çdo nevojë.

Ne kemi përcaktuar ekipet mobile që do të jenë çdo ditë në çdo kohë për tu dal në ndihmë secilës familje që ka nevojë në këtë lagje”.

“Në këtë rast falënderoj ekipet emergjente pranë administratës, stafin e mjekëve, Policinë e Kosovës, zjarrëfiksit, njësinë e pastrimit në Lipjan dhe gjitha ekipet tjera mobile që po punojnë 24/7 për të përballuar këtë situatë. Duke ju uruar shërim sa më të shpejtë të diagnostifikuarve me pozitiv të Covid-19, ju ftojmë të kujdesemi bashkë të kalojmë këtë sfidë me disiplinë e kujdes të plotë. Shtabi Emergjent në Lipjan ka aktiv edhe numrin 0 800 14000 ku qytetarët mund ti adresojnë kërkesat e tyre dhe ky numër është (pa pagesë)”, ka shkruar Ahmeti në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtare e lartë e sigurisë kibernetike në FBI deklaroi…