Ahmeti njofton se bizneset e prekura nga Covidi mund t’i dorëzojnë dokumentet nga 11 deri më 15 janar
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se bizneset përfituese të grantit të prekura nga Covidi që s’kanë arritur t’i dorëzojnë apo kompletojnë dokumentet e kërkuara, ato këtë mund ta bëjnë nga 11 deri më 15 janar.
Postimi i plotë i tij:
Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 që për cfarëdo arsye nuk kanë arritur të i dorëzojnë dhe kompletojnë dokumentet e kërkuara, do të mund të i dorëzojnë ato nga data 11 – 15 janar 2021.
Dokumentacioni do të dorëzohet në katin përdhesë të ndërtesës së vjetër të Komunës.
Dokumentet e kërkuara janë:
– Leternjoftimin valid, kopje në të dy anët
– Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit
– Çertifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror)