Ahmeti: Nuk do të kisha besuar që ambasadori amerikan sulmohet në ‘Twitter’ sikur Bërnabiqi a Vuçiqi
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kurrë nuk do ta mendonte se një deklarim i një ambasadorit amerikan në “Twitter” do të sulmohet nga disa shqiptarë, sikur sulmet ndaj kryeministres serbe Ana Bërnabiq, apo presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Ahmeti ka thënë se “nuk e ka problem të grindet me amerikanët”, por siç thotë ai “duhet ta shikojë interesin e Kosovës”.
“Nuk e kisha paramenduar para 5 ose 10 vjetësh që në një twitt, ka twitta që i përngjajnë sulmeve ndaj Bërnabiqit apo Vuçiqit”, ka thënë Ahmeti.
“Kemi mbërri me atë situatë, ku unë veç e shpërndava Twitterin e Hovenierit, mesazhet që më kanë ardhur, apo tutesh me fol, se ju tucat. Unë jam përla edhe me Grenellin, copë jam bë me ta. Unë mendoj që nuk na qet mirë me u përla. I kuptoj ata që kanë lindë vitin 2000, po nuk e kuptoj dikë që ka qenë edhe luftë edhe pas saj”, ka vazhduar ai.
Ahmeti ka thënë po ashtu se duhet të pajtohen që nevojitet luftimi i bandave kriminale, por ai në fokus e ka vënë raportin e Kosovës me ShBA-ve.