Ahmeti: Nuk jemi të lidhur për pushtetin, për ne me rëndësi është legjitimiteti
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti edhe njëherë ka deklaruar se ata janë fitues të zgjedhjeve dhe kanë legjitimitet.
Ai ka thënë se për ta nuk është me rëndësi pushteti, por me rëndësi janë proceset e zgjidhjes së problemeve dhe ndryshimi i Kushtetutës.
“Ne pa dashur që të bëjë arsyetime, nuk jemi të lidhur për pushtetin, për ne me rëndësi është legjitimiteti sepse në një moment kur VMRO-DPMNE kërkoi që të bëhet pjesë e procesit për zgjedhje të problemeve dhe ndryshim të Kushtetutës kushtëzoi shumicën e atëhershme parlamentare që BDI të braktis ekzekutivin. Akoma pa u mbyllur konferenca për medie, z.Hristijan MIckoskit përgjigja ishte flakë për flakë, aty për aty, në momentin që ju votoni ndryshimin e Kushtetutës ne paraqesim dorëheqje kolektive. Me rëndësi për ne është ndryshimi i Kushtetutës”, ka thënë Ahmeti.