Ahmeti: Nuk jemi të lumtur me këto ndarje
15 janar 2018
| 22:19
I pari i Prishtinës, Shpendi Ahmeti, ka theksuar se Kryesia e LV-së me Grupin Parlamentar kanë pasur një takim të sinqertë.
Ahmeti, duke folur para gazetarëve, ka thënë se shpreson shumë se ka mundësi që të qëndrojnë të bashkuar të gjitha palët.
“Nuk jemi të lumtur me këto ndarje. Mendoj edhe besoj në qëndrimin e sinqertë të gjithsecilit. Mund të ketë mospajtime, asnjëherë nuk e kam vënë në dyshim se secili e ka në dëshirë dhe synim largimin e një politike të keqe”, ka shtuar Ahmeti.
Sipas tij, kur po flitet për detaje dhe ato po dalin në publik, atëherë po ndodhin keqkuptime e problem.