Ahmeti: Nuk ka gjasa që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës së LV-së

20 janar 2021 | 21:44

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk e sheh të mundur që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës së LV-së.

Vjosa Osmani ka numrin dy në këtë listë, mirëpo me vendimin e ri të KGJK-së Albin Kurti, që është bartës i listës, nuk është certifikuar.

“Nuk ka gjasa që Vjosa të jetë bartëse e listës”, ka thënë Ahmeti.

“Si e njoh unë LV-në, nuk ka gjasa. Kjo pasi bartësja e listës merr më së shumti vota dhe Osmani do të krijonte një legjitimitet për vete”, shtoi ai.

Kurti në anën tjetër ka thënë se nuk ka marrë ende një vendim me shkrim nga KQZ dhe do të vazhdojë të jetë bartës i listës. Ndërkohë Yll Zekaj nga Instituti për Drejtësi ka thënë se VV mund të përdorë ende mjete institucionale që të kundërshtojë vendimin e KGJK-së.

Vendimi i fundit nga Gjykata Kushtetuese parasheh që kushdo që ka dënim për vepër penale në 3 vitet e fundit nuk mund të certifikohet në listat zgjedhore të partive politike.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe…