Ahmeti: Numri i rasteve të reja nuk po rritet për çdo ditë, afër jemi
26 prill 2020
| 00:13
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit se është regjistruar edhe një rast i ri me koronavirus në kryeqytet.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 28 raste të reja me koronavirus në mbarë vendin, prej tyre një nga Prishtina.
“Qershia në tortë për sot, vetëm një rast në Prishtinë, edhe pse 28 në krejt Kosovën. E di që juve mund të ju duken shumë 28 por për mua është me rëndësi që numri i rasteve të reja nuk po rritet për çdo ditë. Afër jemi”, ka shkruar Ahmeti.