Ahmeti nxjerr urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike
14 dhjetor 2018
| 18:20
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në bazë të kompetencave të tij, ka lëshuar të premten urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, kjo urdhëresë vlen për periudhën 30 dhjetor 2018 deri më 3 janar 2019. “Kushdo që vepron në kundërshtim me këtë urdhëresë, do të gjobitet 100 euro. Për zbatim të urdhëresës, kujdeset Drejtoria e Inspekcionit”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/