Ahmeti: Parku në lagjen “Arbëria’ me pamje mbresëlënëse nga Prishtina
01 tetor 2019
| 12:30
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se lokacioni ku është ndërtuar parku në lagjen “Arbëria” është transformuar dhe revitalizuar nga një deponi në një hapësirë të organizuar që do t’i shërbejë të gjithë komunitetit.
Ai ka thënë se ky park në lagjen “Arbëria” ka të gjitha elementet e një parku modern.
“Në një sipërfaqe prej rreth 2.5 hektarë, ky park e ka fushën e futbollit, basketbollit, këndin e lojërave, shtigjet për vrapim e këmbësorë, sipërfaqe gjelbëruese dhe një pamje mbresëlënëse nga Prishtina”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/