
Ahmeti: Pas shumë vitesh Prishtina u bë me ligj
17 maj 2018
| 19:31
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka mirëpritur miratimin e Ligjit për kryeqytetin.
“Sot, pas shumë viteve, Prishtina u bë me ligj. Edhe pse jo sipas të gjitha kërkesave tona, Ligji e bën qytetin tonë zyrtarisht Kryeqytet me status të veçantë e me kompetenca shtesë. Falenderoj të gjithë deputetët që e votuan ligjin. Urime Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti në profilin e vet në “Facebook”.