Ahmeti për mbylljen: Hoti e Zemaj na njoftuan 10 minuta para vendimit

06 nëntor 2020 | 17:09

Pas mbylljes së shtatë komunave të Kosovës, e në mesin e tyre edhe të Prishtinës, ka reaguar kryetari Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se është njoftuar vetëm 10 minuta para se të merret vendimi.

Ai ka thënë se mbyllja e bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur është motiv që qytetarët të ia mësyjnë Tiranës e Shkupit.

“Mbyllja e krejt bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur veçse është motiv për qytetarët tonë me ja mësy Tiranës e Shkupi që nuk e kanë gjendjen fare më të mirë se ne. Informimi i kryetarëve të komunave dhjetë minuta para publikimit në media nuk është konsultim”, ka shkruar Ahmeti.

Krahas vendimit të sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e veçanta anti-Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë vendime të veçanta edhe për shtatë komuna të Kosovës si: Prishtinën, Fushë Kosovën, Gjilanin, Obiliqin, Gjakovën, Podujevën dhe Shtimen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet…