Ahmeti për Mikullovcin: Perdja asnjëherë nuk do të bie në skenën e juaj

15 shtator 2020 | 11:48

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ngushëlluar familjen e aktorit Adem Mikullovci, i cili ka vdekur sot në moshën 81-vjeçare.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka kujtuar Mikullovcin edhe si shok të babait të tij, duke thënë se solidariteti dhe dashuria e asaj gjenerate për njëri-tjetrin është e papërsëritshme.

Ai ka thënë se perdja në teatër për Mukollovcin asnjëherë nuk do të bije.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Sot paska ndërruar jetë axha Adem.  Si shok i afërt i babit në jetë të përditshme e në botën e tyre teatrore më ka ra në fëmijëri me nejt shumë. Solidariteti dhe dashnia e asaj gjenerate për njëri-tjetrin me idhnimet e kohë pas kohshme janë të papërsëritshme.

Kur prindi im ishte i shtrirë në spital për pesë muaj në vitin 2011 para se të ndërronte jetë shumicën e kohës ka qenë në koma. Dhe çdo tre katër ditë në spital mjeku më thoshte – qe sa ke Baca Adem.  Vinte me pa edhe me ja thonë dy tri fjalë për me i ndihmu me u zgju.

Më vonë në Lëvizjen Vetëvendosje pa marr parasysh se a pajtohej dikush me të ai e thoshte të vetën, qëndrimin e vet, të sinqertë, me dashni.

Sot do të flasin për aktrimin e artin e tij e unë sot i përulem njerzillëkut të baces Adem.

Perdja asnjëherë nuk do të bije në skenën e juaj.

Ngushëllime familjes!

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup prej 13 senatorësh amerikanë – republikanë dhe demokratë…