Ahmeti përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Ishin fillimi i ortekut të UÇK-së

22 shtator 2023 | 15:38

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, bashkë me zëvendës kryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie, kanë nderuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin me rastin e 25-vjetorin e rënies heroike të tyre.

Ahmeti ka thënë se Fehmiu dhe Xheva ishin fillimi i ortekut të UÇK-së.

“Që të gjithë janë fillimi i ortekut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që të gjithë janë edhe bashkëluftëtarë të bashkëluftëtarëve tanë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli si dhe të tjerëve që kanë kaluar nëpër ato dyer. Sot me krenari po edhe me kujtime të kohës, mbase edhe me dhimbje i kujtojmë, sepse të gjithë këta e kanë dashur jetën dhe për këtë arsye edhe kanë sakrifikuar për jetën e të gjithë popullit Kosovës e më gjerë. Lavdi e përjetshme, Femiut, Xhevës dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të cilët ne sot i kujtojmë”, ka thënë Ahmeti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë…