
Ahmeti përmend dy paradokse të masave kundër Covidit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kundërshtuar përsëri masat e reja kundër Covidit që ka paraqitur dje Qeveria e Kosovës. Ahmeti në “Facebook” ka shprehur mendimin se gjysma e lagjes Nic është në Graçanicë e gjysma në Prishtinë.
Kjo i bie që njëra shtëpi ka orë policore, derisa komshiu i parë mund të dalë lirisht.
“Ka edhe ma absurde. Gjysa e Lagjes Nic është në Graçanicë e gjysa në Prishtina. Njana shpi ka orë policore, e kojshia i parë mundet me dal”, tha ai.
Kreu i kryeqytetit dje ka thënë se është absurde që kush jeton në lagjen Marigona mund të dalë pasi nuk është në zonën e kuqe. “Kush jeton në Lagjen Marigona është në zonën e gjelbër e mundet me dal, e kush jeton në Qëndresa është në zonën e kuqe e ka orë policore”, tha ai.