Ahmeti përmes tetë pikave shpjegon masat e reja anti Covid-19
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se tashmë kanë pranuar vendimet e Qeverisë për masat e reja që janë ndërmarrë anti Covid-19.
Ahmeti ka thënë se tash e tutje maskat janë obligative, ndërsa orari i qarkullimit mbetet i njëjtë,.
“Maskat janë obligative tash e tutje. Orari i qarkullimit mbetet i njëjtë 05-21. Mbyllen çerdhet. Nuk lejohen aktivitetet kulturore sportive e rekreative në hapësira të mbyllura (lojët, gym-at). Mbyllen tregjet e kafshëve dhe automjeteve. Pezullohen ceremonitë fetare. Ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave në sheshet publike dhe parqe. Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin vetëm në mëngjes 05-10, dhe 18-21”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Sapo kemi pranuar vendimet e qeverisë me masat që jamë ndërmarr.
1. Maskat janë obligative tash e tutje
2. Orari i qarkullimit mbetet i njejtë 05-21
3. Mbyllen çerdhet
4. Nuk lejohen aktivitetet kulturore sportive e rekreative në hapësira të mbyllura (lojët, gym-at)
5. Mbyllen tregjet e kafsheve dhe automjeteve
6. Pezullohen ceremonitë fetare
7. Ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave në sheshet publike dhe parqe
8. Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin vetëm në mëngjes 05-10, dhe 18-21
Meqenëse edhe ne si komunë vendimet i kemi marr sot do të mundohemi që ti shpjegojmë dhe thjeshtojmë për ju si qytetarë për ta bërë implementimin e tyre më të lehtë.
(Q.R / Epoka e re)