Ahmeti po merr pjesë në konferencën Regional Living Lab që po mbahet në Stamboll
25 tetor 2018
| 14:29
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është duke marrë pjesë në konferencën Regional Living Lab që po mbahet në Stamboll.
“Me ftesë të kryetarit të Stambollit, Mevlüt Uysal, bashkë me kryetarin e Shkupit Petre Silegov po marrim pjesë në konferencën Regional Living Lab. Po ashtu shfrytëzuam rastin të diskutojmë për bashkëpunimin e qyteteve tona”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/