Ahmeti: Praktikat e mira të komunave shqiptare do t’i shkëmbejmë mes vete
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur sot mbledhje solemne me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.
Mysafirë të ftuar me këtë rast ishin edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi; kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi; kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu; kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi dhe kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se ideja është që praktikat e mira të komunave shqiptare t’i shkëmbejnë mes vete.
“Është e vërtetë që në këto festa jubilare të pavarësisë është kohë që qytetarët dhe politikanët të reflektojnë. Ky 10-vjetor më shërben si motiv shtesë për të punuar më shumë. Kam nderin që në praninë tonë të mbajm Unionin e Bashkive Shqiptare. Ideja ka qenë që praktikat e mira të komunave shqiptare t’i shkëmbejmë. Problemi i ajrit është i njëjtë si në Tetovë ashtu edhe në Prishtinë. Lavdi të gjipthë dëshmorëve dhe atyre që sakrifikuan për këtë shtet. Të punojmë që t’i forcojmë komunat tona. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”, ka thënë Ahmeti.