Ahmeti: Pranimi në Interpol do të ishte fitore e madhe diplomatike për Kosovën

20 nëntor 2018 | 10:00

Kryetari i Partisë Socialdemokrate njëherësh kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se pranimi në Interpol do të ishte fitore e madhe diplomatike për Kosovën.

“Pranimi në Interpol do të ishte fitore e madhe diplomatike për Kosovën dhe miqtë tonë. Por, patjetër se do ta ndihmonte edhe drejtësinë në vend. Prandaj, sytë sot kah Asambleja e Përgjithshme dhe votimi i anëtarësimit. Në mbrëmje presim fitoren tjetër”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova nuk ka marrë 2/3 e votave të Asamblesë së…